Nga sot, 15 qershor 2023, Komisioni Holandez i Kompensimit të Potoçarit (NCCP) nuk do të përpunojë më kërkesa të reja për kompensim. Kërkesat e ardhura nga komisioni deri më 15 qershor 2023 do të vlerësohen sipas procedurës, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Zyrat në Sarajevë dhe Hagë do të qëndrojnë të hapura për të shqyrtuar aplikimet dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me aplikacionet e dorëzuara përpara datës 15 qershor 2023. Kërkesat për kompensim të paraqitura më 15 qershor ose pas saj nuk do të përpunohen nga Komisioni.
Më 15 qershor 2021, NCCP filloi zbatimin e Rregullores së Srebrenicës në lidhje me kompensimin e dëmeve. Rregullorja vlen vetëm për të afërmit e të vrarëve që ishin në bazën e OKB-së në Potoçari më 13 korrik 1995.
Baza nënkupton vetëm bazën e OKB-së, një ish fabrikë baterish. Dy vite pas hapjes së sportelit, komisioni ka marrë rreth 8 mijë kërkesa. Këto kërkesa i referohen më shumë se 2500 viktimave. Vlerësimet bazohen në faktin se maksimumi 500 burra ishin në bazën e OKB-së më 13 korrik 1995.
“Këto shifra tregojnë se përpjekjet tona për të rënë në kontakt me sa më shumë të afërm të viktimave të Srebrenicës kanë dhënë frytet e tyre. Urdhëresa e Srebrenicës është e njohur për publikun e gjerë në BiH dhe vende të tjera,” njoftoi NCCP. /FolDrejt/