Sot pritet të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan Fol Drejt.
Në qendër të diskutimeve, ashtu siç edhe pritet, do të jetë çështja e grevës në arsim.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ndërkaq, kjo pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00./FolDrejt/