Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili po heton sulmin në Kapitolin amerikan më 6 janar 2021, ka publikuar raportin e tij përfundimtar, duke akuzuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për “komplot”.
Komisioni në raport thekson se kjo është bërë për të penguar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur rendin demokratik dhe rekomandon që ish-presidentit t’i ndalohet sërish mbajtja e detyrës së presidentit, përcjell Fol Drejt.
Në mesin e 11 rekomandimeve të propozuara nga komisioni, si rezultat i hetimit, është edhe një propozim për t’i ndaluar të ushtrojë poste publike, gjë që do ta distanconte Trumpin nga një kandidaturë e mundshme presidenciale në zgjedhjet e ardhshme, raporton CNN./FolDrejt/