Kosova pritet të votojë për pro përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje ku do të votojë përjashtimin e këtyre dy vendeve nga ky mekanizëm evropian i zgjedhjeve.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e martë, 8 mars 2022, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian (ACEEEO).
Krahas kësaj vendi ynë iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore duke i vendosur sanksione Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë./FolDrejt/