Rexhep Tajip Erdogan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale turke me 52,14 për qind të votave, njoftoi presidenti i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, Ahmet Yener, rezultatet zyrtare.
Dje, Yener tha se pas 99,43 për qind të kutive të hapura të votimit, rivali i Erdoganit, kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, fitoi 47,86 për qind të votave, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Yener deklaroi se Erdogan mori më shumë se dy milionë vota më shumë se Kilicdaroglu dhe se votat e panumëruara nuk do të ndryshonin rezultatin./FolDrejt/