Një delegacion i Kongresit Amerikan u takua dje të shtunën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , duke e siguruar atë se do të përpiqet të sigurojë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Ukrainën kundër pushtimit rus.
Ndër zyrtarët amerikanë që ishin në Kiev ishte Adam Smith , kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj në mbarë botën, kanë qëndruar pranë Ukrainës duke ofruar ndihmë ekonomike, ushtarake dhe humanitare.”, thuhet në deklaratën e delegacionit amerikan. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të mbështetur Presidentin Zelensky dhe popullin ukrainas në mënyrë sa më efektive që të jetë e mundur, ndërsa ata vazhdojnë rezistencën e tyre të guximshme”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të mërkurën se Uashingtoni do të dërgojë katër sisteme të tjera raketash me shumë lëshime në Ukrainë, duke e çuar në 16 numrin e përgjithshëm të HIMARS të dërguara deri më sot.