Komiteti i Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se është thellësisht i shqetësuar për “shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria ruse dhe kompanitë ushtarake private në Ukrainë, duke përfshirë zhdukjet, torturat, përdhunimet dhe ekzekutimet”, raportoi Reuters.
Në një raport për Rusinë, Komiteti i OKB-së kundër Diskriminimit Racor u bëri thirrje autoriteteve ruse të hetojnë pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë sulmit në Ukrainë, përcjell Fol Drejt.
“Komiteti është thellësisht i shqetësuar për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe kompanitë private ushtarake”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/