Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit po paralajmëron për “nevojat katastrofike humanitare” në Siri dhe Turqi, ndërsa bën thirrje për fonde dhe mbështetje shpëtimi për ata që janë prekur “para se të jetë tepër vonë”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Me përgjigjen në fillimet e saj, nevoja për ndihmë humanitare është e madhe,” tha në një deklaratë Tanya Evans, drejtoresha e grupit të ndihmës për Sirinë. “Rrugët dhe infrastruktura, si urat, janë dëmtuar që do të thotë se ka të ngjarë të jetë sfiduese për të marrë furnizime për ata që kanë më shumë nevojë.”
“Edhe para tërmetit, qasja humanitare ishte e kufizuar në Sirinë veriperëndimore, ku shumica e ndihmave vinin përmes një pikë kalimi me Turqinë,” tha ajo. “Në këtë kohë të rritjes së nevojës është thelbësore që edhe nivelet e kalimit të ndihmës të rriten me ritëm.”
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka punuar në Siri që nga viti 2012 duke iu përgjigjur nevojave në Sirinë veriore. /FolDrejt/