Alibaba Group Holding Company planifikon të ndajë operacionet e saj në gjashtë njësi kryesore, një vendim që ka kontribuar në rritjen e aksioneve të saj në bursë.
Kompania njoftoi një thirrje konferencë për sot për të diskutuar një plan për t’u ndarë në gjashtë njësi dhe për të eksploruar opsionet e mbledhjes së fondeve për shumicën prej tyre, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Aksionet e grupit në bursën e Hong Kongut u hodhën deri në 16.3 për qind, pas një rritjeje prej 14.3 për qind të aksioneve në tregun e aksioneve të SHBA brenda natës, gjë që nxiti indeksin e përgjithshëm të bursës së Hong Kongut Hang Seng dhe tregjeve të tjera në rajon./FolDrejt/