Kompania Apple është paditur në një Gjykatë në New York.
Kjo pasi pretendohet se sensori i matjes së oksigjenit në gjak nuk raporton të dhëna të sakta të përdoruesve me ngjyrë të errët të lëkurës, përcjell Fol Drejt.
Kallëzimi vë theksin tek dekada kërkime të cilat thonë se teknologjia e oksimetërve nuk është efektive kur tentohet të matet niveli i oksigjenit në gjak të përdoruesve me lëkurë në ngjyrë të errët.
Paditësi Alex Morales tha se kishte blerë një Apple Watch mes 2020 dhe 2021. Ai ishte në dijeni të funksionalitetit të matjes së oksigjenit në gjak, por nuk imagjinonte që do të kishte defekte të tilla kur përdorej nga përdorues me ngjyrë të errët të lëkurës.
“Prej disa dekadash, ka patur raportime se pajisje të tilla janë shumë më pak të sakta në matjen e nivelit të oksigjenit në gjak në bazë të ngjyrës së lëkurës. Rëndësia e vërtetë e këtij paragjykimi u vu re në mes të pandemisë së COVID-19, e cila rriti ndërgjegjësimin ndaj racismit strukturor që ekziston në shumë aspekte të ndryshme të shoqërisë.” thuhet në padi./FolDrejt/