Një konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group është përzgjedhur si oferta e suksesshme për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Bashkimi i kompanive rezultoi fitues mbi ofertën e shoqërisë Alde Corporation me bazë në Londër, e cila nuk plotësonte kriterin e eksperiencës dhe atë financiar.
Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit. Për Kryeministrin Edi Rama përfshirja e një firme të madhe me pronar shqiptar do ta bëjë qeverinë të jetë më kërkuese si për cilësinë ashtu dhe për shpejtësinë e punimeve.
“Jam i lumtur që baza është një kompani me vepra fantastike që ka flamurin shqiptar dhe është kompania e Behgjet Pacollit. I jepet mundësia dhe atij të provojë atë që më ka thënë shpesh, më jep një mundësi të le gjurmë në Shqipëri”.