Prodhuesi finlandez i letrës dhe paketimit, Stora Enso, ka ndaluar punonjësit e tij të përdorin platformën e mediave sociale TikTok në telefonat e kompanisë.
Sipas lajmit të medias finlandeze, YLE, arsyeja e ndalimit është bërë për sigurinë e kompanisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Drejtor i Komunikimit i kompanisë Stora Enso, Satu Harkonen, deklaroi se, “Ndalimi hyri në fuqi këtë verë dhe është për shkak të sigurisë”.
Gjithashtu kompania finlandeze, Kotkamills, e cila operon në sektorin e pyjeve, njoftoi se ndaloi përdorimin e TikTok në fillim të verës dhe njoftoi se platforma nuk lejohet të përdoret në pajisjet apo rrjetet e kompanisë.
Po ashtu kompania finlandeze e telekomunikacionit, Telia, e ndaloi TikTok-un në fillim të këtij viti./FolDrejt/