Borxhi total i raportuar i kompanisë është 3.7 miliardë dollarë dhe përfshin 6.25 për qind obligacionet e saj të larta që maturohen në vitin 2024, sipas të dhënave të gjykatës.
Revlon, një kompani kozmetike, ka kërkuar mbrojtje nga falimentimi sipas Kapitullit 11 të Aktit të Falimentimit në SHBA, pasi nuk mund të përballojë borxhin e saj të madh për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit të lartë, shkruan Bloomberg, transmeton Fol Drejt.
Gjigandi i kozmetikës, në pronësi të miliarderit Ron Perelman, ka paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në Distriktin Jugor të Nju Jorkut dhe ka raportuar asete që arrijnë në 2.3 miliardë dollarë deri në fund të prillit./FolDrejt/