Prokurorja e Nju Jorkut, Susan Hoffinger, akuzoi sot kompaninë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për mashtrim të autoriteteve tatimore amerikane për 15 vjet, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ky është një rast i lakmisë, mashtrimit dhe evazionit fiskal. Mashtrimi është projektuar, ekzekutuar dhe miratuar në nivelet më të larta të kompanisë,” tha prokurorja Susan Hofinger.
Ajo tha në gjyqin e saj të mashtrimit tatimor përpara një jurie në Nju Jork se Organizata Trump, një kompani e pasurive të paluajtshme, midis 2005 dhe 2021 u ofroi përfitime drejtuesve, duke përfshirë shefin financiar Allen Weiselberg. Bëhet fjalë, ndër të tjera, për marrjen me qira të një makine pa e denoncuar atë në organet tatimore.