Facebook Incorporation ka bërë të ditur se ka bllokuar dhjetëra llogari me origjinë nga Irani të cilat po ndiqeshin nga më shumë se një milion amerikanë dhe britanikë.
Ky veprim erdhi si përpjekje për të luftuar propagandën iraniane në shtetin amerikan, shkruan Euronews.
Kompania e rrjeteve sociale ka bllokuar llogaritë e 82 personave që e kishin prezantuar vetën sy qytetarë amerikanë apo britanikë dhe më pas ishin përfshirë në tema politike.
“Kundërshtimi ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe emigracioni janë disa nga temat që përmbanin këto llogari”, ka thënë kreu i sigurisë kibernetike në Facebook, Nathaniel Gleicher.
Megjithëse llogaritë kishin rrënjë në Iran, ende nuk është bërë e ditur nëse ato ishin të lidhura me qeverinë iraniane.