Kompania suedeze H&M ka njoftuar se planifikon të rihapë gradualisht shumicën e dyqaneve të saj në Ukrainë duke filluar nga nëntori i këtij viti, njoftoi kompania.
“Grupi H&M vazhdon të monitorojë zhvillimet në vend dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar për rihapjen e shumicës së dyqaneve H&M aty ku është e mundur. Siguria e kolegëve dhe klientëve do të jetë gjithmonë e para”, thuhet në deklaratë, përcjell Fol Drejt.
Siç është raportuar më parë, H&M Group ka mbyllur përkohësisht dyqanet e saj në Ukrainë nga 24 shkurt 2022. Kompania është në dialog të ngushtë me partnerët dhe autoritetet e saj dhe tani planifikon të rihapë gradualisht shumicën e dyqaneve të saj në vend nga nëntori 2023./FolDrejt/