Meta – kompani e njohur ndërkombëtare, ka kërcënuar me tërheqje nga tregu evropian
Disa burime të brendshme nga kjo kompani, thonë se drejtuesit e saj po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga tregu evropian, nëse nuk mund të shkëmbejë të dhënat e përdoruesve nga kontinenti i vjetër me ata nga Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të Shrems II.
Në vitin 2020 ajo ishte kritikuar ashpër për shkak të mekanizmit për bartjen e të dhënave personale të evropianëve në Shtetet e Bashkuara – duke u thirrur në “mbrojtjen e privatësisë”.
“Mbrojtja e privatësisë”, është një ligj amerikan që ua lejon autoriteteve amerikane të drejtën e mbledhjes së të dhënave personale për subjektet në Bashkimin Evropian, që sipas gjykatës bëhet si “preventivë për mbrojtje adekuate”, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, Facebook po kërcënon se do të tërhiqet plotësisht nga Evropa, nëse nuk ka më mundësi të ndajë të dhënat për përdoruesit evropianë me operacionet e tyre amerikane, aplikacionet dhe qendrat e të dhënave.
Gjykata evropiane thekson se të dhënat personale janë më pak të mbrojtur në SHBA sesa në Evropë, në anën tjetër Facebook është i bindur se ndalja e bartjes së të dhënave transatlantike do të ketë ndikim të madh./FolDrejt/