Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, ka kërkuar nga të gjithë konsumatorët që të mos e neglizhojnë punën e obligimeve ligjore që e kanë ndaj kompanisë, shkruan Fol Drejt.
Sipas kësaj kompanie, afati për fshirjen e borxheve do të jetë 6 nëntori i këtij viti.
Kjo është komunikata e plotë:
Për konsumatorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, bazuar në borxhet e krijuara deri më tani njofton të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.
Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave është deri 06 Nëntor 2023.
Prandaj, ju bëjmë thirrje gjithë klientëve që kanë borxhe ndaj kompanisë të shfrytëzojnë afatin kohor si njoftim paralajmërues për kryerje të obligimeve të tyre.
Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që kanë borxhe të krijuara që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj.
Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet që kanë ndaj KRM “Pastrimi” SH.A. Në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 06 Nëntor 2023 do të procedohen tek përmbaruesit privat