Kompania ruse Fores njoftoi se do të paguajë 72,000 dollarë në para për ushtarët që janë të parët që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë, si dhe shumën prej 7,200 dollarë për çdo përpjekje të tillë të mëvonshme.
Kremlini ka premtuar më parë se forcat ruse do të shkatërrojnë të gjitha tanket perëndimore që i dorëzohen Ukrainës, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kompania nga Uralet, e cila është e përfshirë në industrinë e energjisë, njoftoi gjithashtu se do të paguante një shpërblim prej 215,000 dollarë për çdo avion luftarak të shkatërruar të prodhimit perëndimor, nëse ato do të dorëzoheshin ndonjëherë në Kiev./FolDrejt/