Kompania më e madhe ruse e naftës, Rosneft, ka ngritur padi kundër qeverisë gjermane për shkak të konfiskimit të filialit të saj në atë vend.
Rosneft thotë se vendimi i Gjermanisë për të emëruar administrator në Rosneft Germany, i cili menaxhon të gjitha asetet e kompanisë, përfshirë 3 rafineri të naftës, është i padrejtë duke pasur parasysh se kompania ka përmbushur gjithmonë detyrimet e saj për shpërndarjen e naftës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në këtë drejtim, kompania ruse ngriti padi në Gjykatën Administrative Federale (BVerwG) në Leipzig kundër Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës.
Më 16 shtator, qeveria gjermane caktoi administrator falimentimi në Rosneft Germany, filiali i Rosneft në vend, duke përmendur krizën energjetike të vendit.
Kontrolli i rafinerisë PCK në Schwedt, furnizuesi kryesor i Berlinit me naftë dhe benzinë, i është dhënë gjithashtu Agjencisë Federale të Rrjetit (Bundesnetzagentur), e cila më parë bleu aksionet e Rosneft Gjermani në rafinerinë MiRo në Karlsruhe dhe rafinerinë Bayernoil në Vohburg./FolDrejt/