Disa ditë më vonë, satelitët e Maxar mblodhën pamjet e të njëjtave anije të ankoruara në Siri dhe kamionët ishin gati për të transportuar grurë, tha Maxar.
Anijet që mbajnë flamurin rus po transportojnë prodhimet e grurit të vitit të kaluar nga Ukraina në Siri, njoftoi kompania satelitore amerikane “Maksar”, e cila publikoi pamjet e anijeve.
Pamjet e Maxar tregojnë ngarkimin e grurit në dy anije mallrash nën flamurin rus, të ankoruara në portin e Sevastopolit të Krimesë të kontrolluar nga Rusia, sipas një deklarate nga kompania, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.