Karpowership i Turqisë po planifikon të furnizojë me energji elektrike Ukrainën nëpërmjet Moldavisë dhe Rumanisë duke vendosur termocentralet e saj lundruese atje, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ne jemi duke negociuar kapacitetin prej rreth 300-400 megavat. Anijet me energji elektrike mund të fillojnë furnizimin me energji elektrike brenda një muaji pasi të jenë finalizuar detajet teknike, komerciale dhe ato të sigurisë,” tha drejtoresha menaxhuese e Karpowership Zeynep Harezi.
Fillimisht, anijet e energjisë supozohej të ishin vendosur pranë Odesës. Por, duke qenë se nuk ka garanci sigurie, u mor një vendim për të konsideruar furnizimin me energji elektrike nëpërmjet vendeve të treta.
“Ne jemi duke zhvilluar bisedime me kompanitë për të gjetur zgjidhjen e duhur. Ka linja të transmetimit të energjisë midis Rumanisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Ne mund të vendosim anije në Rumani dhe Moldavi dhe të furnizojmë Ukrainën me energji elektrike me linja transmisioni,” vuri në dukje Harezi.
Sipas saj, në negociata është përfshirë edhe OKB-ja. Aktualisht palët po negociojnë kapacitetin prej afërsisht 300-400 megavat, që mjafton për të siguruar energji elektrike për 1 milionë familje. /FolDrejt/