Projekti ‘Synergy’, bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor përmes tingujve. 12 kompozitorë nga 6 shtete, kanë nisur krijimet muzikore. Artisti serb Predrag Radisavlljeviç thotë se krijimet e tij do i bazojë në polifoninë shqiptare.
Projekti muzikor “Synergy” i cili bashkon vendet e rajonit me gjuhën e muzikës ka mbërritur në fazën e dytë. Artistët rezidencë tashmë ndodhen në Shqipëri për të realizuar kompozimet bazuar në ritmet shqiptare
Kompozitorët rezidentë janë Kreshnik Aliçkaj nga Kosova dhe dhe Predrag Radisavlljeviç nga Serbia të cilët u prezantuan edhe në festivalin “Vox Baroque. Kompozitori serb është pedagog në degën e kompozicionit në fakultetin e muzikës në Beogard. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën i duket interesant, pasi ai është i mendimit se atë që nuk e bën politika, ka fuqi ta bëjë arti.
“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e projektit sinergji. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë dhe po ndihem mjaft mirë. Kjo është një eksperiencë e bukur po, e shijoj shumë duke hulumtuar ritmet shqiptare që janë të mrekullueshëm dhe në të njëjtën kohë kanë ngjashmëri me ato të vendit tim Serbisë.
Me këtë rezidencë artistike unë do të marr një eksperiencë për kulturën shqiptare në përgjithësi e veçanërisht për ritmet shqiptare muzikore të cilat do të më shërbejnë në kompozimin tim. Këto ditë këtu në tiranë kam dëgjur muzikë të Cesk Zadesë, Tish Daise dhe Vasil Toles. Muzika e tyre është vërtetë e bukur, por krijimet e mija për firzamonike , violonçel dhe muzikë elektronike. Kompozimet e mija do i bazoj në ritmet shqiptare, si polofonia, por duke i dhënë një fytyrë bashkëkohore me ritmet elektronike, duke arritur në ritme komplekse. ”
Misioni kryesor është promovimi i artistëve të rinj dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga sinergji do të realizohen 12 kompozime nga artistët e rinj frymëzuar nga veçantitë lokale të vendeve rezidente .
Nga ana tjetër një formë tjetër e rëndësishme është promovimi i muzikantëve të rinj në skena të ndryshme te rajonit dhe tashmë me një kontekst evropian.
Si finale e madhe e projektit, do jete një turne nëpër festivalet ballkanike për të paraqitur kompozitorët, kompozime të reja dhe muzikantët e rinj gjatë festivaleve verore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
/abcnews.al/