Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina e Republika e Kosovës ndajnë prioritete të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan “Oslobodenje”.
Komshiqi ka thënë se dy vendet kanë synime të përbashkëta në rrugën drejt suksesit.
“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ju uroj festën e Pavarësisë. Të inkurajuar dhe të kënaqur nga përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, jemi të bindur se rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jenë të një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Komshiq.
Ai ka shtuar se vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera, dy vendet mund të arrijnë qëllimin e tyre.