Komuna e Drenasit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, duke u mundësuar kështu qasje studentëve, studiuesve dhe gjithë qytetarëve të Drenasit në këto arkiva shqiptare.
“Studiuesit, studentët dhe qytetarët e Drenasit nga salla e Bibliotekës në qytetin e Drenasit mund të ketë kyçje në arkivat në Shqipëri pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Tiranë. Kjo është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, z.Ardit Bido.
Në këtë kënd, përmes platformës online, çdo studiues, mund të kërkoj dokumente dhe material arkivor të Arkivave të shtetit shqiptar në mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci falënderoi z. Bidon për bashkëpunimin në hapjen e këndit të arkivit në Drenas, duke theksuar rëndësinë për studiues, studentë dhe qytetarët tanë me Tiranën dhe arkivat shqiptare.”, thuhet në postimin e kësaj komune.
Kryetari Lladrovci e ka konsideruar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë, teksa ka theksuar se studiuesit, studentët dhe qytetarët tashmë kanë një mundësi të lehtë dhe të shpejtë për kycjen në arkivat e shtetit shqiptar.
Në anën tjetër, edhe Ardit Bido ka vlerësuar hapjen e këndit arkivor, një projekt që do t’u shërbejë studiuesve të Drenasit, qytetarëve dhe kujtdo që ka nevojë për material arkivor që kanë në dispozicion, Arkivat e Shqipërisë.
“Çdo studiues nga Drenasi që ju duhet për hulumtime, dokumente nga Arkivat e Shqipërisë tashmë kanë mundësi të studiojnë nga biblioteka e Drenasit, sikurse të ishte në Tiranë”, ka thënë Bido, thuhet në njoftimin e komunës./FolDrejt/