Komuna e Gjakovës ka reaguar pas zjarrit në objektin e Tabhanës, përcjell Fol Drejt.
Nga kjo komunë thonë se ndihen të shokuar e indinjuar me lajmin e keq, teksa kanë informuar më tej se pavarësisht zjarrit, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.
“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve.
E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.
Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.
Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.