Pas tragjedisë me të riun 30 vjeçar, që vdiq si pasojë e lëndimeve të marra nga pema që u rrëzua pas erërave të forta, komuna e Prishtinës ka nisur eleminimin e rreziqeve të mundshme, duke prerë e krasitur pyjet e dëmtuara.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, kjo komunë ka njoftuar se tashmë prerja është realizuar në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i plotë i komunës:
Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.
Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.
Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët. /FolDrejt/