Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rregullimi i rrugës A po vazhdon me intensitet të lartë.
Për këtë u njoftua përmes një postimi në profilin zyrtar të komunës në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“ Projekti Kapital i zhvillimit të Prishtinës së Re po vazhdon me intensitet të lartë!
Rruga “Jim Xhema” (Rruga “A”), është e rëndësisë së veçantë, nga se lidhë vendbanimet, lagjet, autoudhët, rrugët Nacionale dhe Regjionale, unazën e mbrendëshme të qytetit ndërmjet veti.
Punët janë në progres, duke i dhënë fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët. “, thuhet në njoftim./FolDrejt/