Kuvendi Komunal i Prishtinës duke u solidarizuar me popullin e Ukrainës ka mbajtur sot Seancë Solemne pasi është bërë një vit që nga pushtimi rus në këtë shtet.
I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szuynog, që ishte mysafir i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, përcjell Fol Drejt.
Ata në shenjë solidarizimi me ukrainasit dhe duke shfaqur simbolin e paqes, i kanë lëshuar pëllumbat në qiell.
“Falënderoj Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe kryebashkiakun Përparim Rama për shfaqjen e solidaritetit me popullin e Ukrainës”, është shprehur Szuynog.
“Tani, më shumë se kurrë, BE-ja dhe Kosova duhet të qëndrojnë me Ukrainën dhe ta ndihmojnë që t’ia dalë”./FolDrejt/