Komuna e Skenderajt organizoi disa manifestime në nderim të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Por, të gjitha këto i bojkotuan pasardhësit e familjes Jashari, duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet të komunës.
Nga kjo e fundit thonë së Jasharët patën një ftesë për të marrë pjesë.
“Pra, mes të ftuarve ka qenë edhe familja Jashari, që natyrshëm i është rezervuar edhe vendi në rendin e parë, afër kryetarit Fadil Nura, në sallën e Qendrës së Kulturës ‘Hasan Prishtina’. Veç familjes Jashari, që nuk ka marrë pjesë, ka qenë i ftuar edhe ish-kryetari Bekim Jashari, i cili gjithashtu nuk ka qenë i pranishëm”, thuhet në një njoftim të komunës.
Bekim Jashari dhe familjarë të tjerë të tij kanë qenë të paqasshëm këtë të premte, derisa nuk dihen arsyet e mospjesëmarrjes së tyre.
Në seancën solemne nuk morën pjesë as këshilltarët e listës së pavarur “Ideal”, të udhëhequr nga Bekim Jashari.