Dyherë banorët e komunës Bubendorf BL ia kishin refuzuar kërkesën e natyralizimit një shqiptari nga Kosova. Herën e fundit ndodhi në dhjetor 2019. Por tani ngjarja ka marrë kthesë tjetër, shkruan telebasel.ch, përcjell foldrejt.com.
Kjo pasi udhëheqësia e zonës së Bazelit ka vendosur që personit në fjalë ti jepet nënshtetësia, me arsyetimin se kundërshtimet ndaj tij janë “pjesërisht të argumentuara mirë”.
Personi nga Kosova i plotëson të gjitha kushtet, thuhet në komunikatën e komunës zvicerane./Foldrejt.com