“Në zonat me shumicë serbe në Kosovë, 26, 27 dhe 28 shtator janë shpallur ditë zie për vdekjen e bashkëqytetarëve tanë në një ngjarje tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit”, njoftoi sot Lista Serbe.
Në kumtesë pretendohet se do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga “organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale” në komunat me shumicë serbe në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Gjithashtu, siç pretendohet në kumtesë, “flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.
“Në emër të Listës Serbe dhe të popullit serb nga Kosova e Metohia u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatë./FolDrejt/