Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Komunat serbe nuk e kërkojnë tatimin mbi pronë

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Komuna me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë. Komuna e Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Shtërpcës, përveç tjerash nuk po zbatojnë ligjin as sa i përket mbledhjes së të hyrave, konkretisht të hyrat nga tatimit në pronë.

Hapi i fundit i Qeverisë së Kosovës ishte ndërprerja e pagës për 32 mësimdhënës serbë të cilët merrnin paga pa shkuar në punë. Megjithatë, serbët në Kosovë vazhdojnë të mos paguajnë energjinë elektrike, gjë që Kosovës po i kushton me miliona euro.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pastaj, kanë krijuar arsim paralel duke mësuar me literaturën e Serbisë, si dhe kanë krijuar universitet, i cili nuk i përgjigjet institucioneve tona arsimore. Universiteti nuk akreditohet nga institucionet e Kosovës, nuk punon me kulikulën dhe plan programin e institucioneve tona. Njëjtë është edhe në sistemin e shëndetësisë, ku mjekët marrin pagat dhe komunat furnizohen me barëra nga lista esenciale por nuk i japin përgjegjësi institucioneve të shtetit tonë. Ata nuk kanë raportuar asnjëherë as rastet me COVID-19.

Komunat me shumicë serbë po vazhdojnë të mos i respektojnë as ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë, duke mos respektuar simbolet e Kosovës. Ndërkohë, në kundërshtim me Kushtetutën tonë, valuta kryesore vazhdon të jetë dinari.

Ndërkohë nuk paguhet as tatimi mbi pronë, përkundër faktit që në komunat tjera në vend, tatimi mbi pronë ka vite që paguhet. Njëjtë veprohet edhe në Mitrovicën e Veriut, ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur disa shkelje të ligjit.

“Neni 2 i ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pasuri të paluajtshme thotë qartë se çdo organizatë buxhetore duhet të mbledhë të hyrat nga tatimi në pronë komuna për vitin 2021 nuk kishte filluar për grumbullimin e të hyrave nga tatimi në pronë. Komuna nuk ka planifikuar të hyrat nga tatimi në pronë në buxhetin e vitit 2021 sepse ende nuk kanë arritur të formojnë një shërbim të tatimit në pronë (nuk kanë menaxher të tatimit në pronë, as zyrtarë të anketimit, apo zyrtarë të trajnuar për përdorimin e sistemit të protaxit etj.). Gjithashtu, nuk kanë bërë identifikimin e pronës në mënyrë që më pas të bëjnë regjistër të pronës. Edhe pse procesi i inventarizimit të pronave filloj në vitin 2014, me mbështetjen e Agjencisë Katastrale të Kosovës, Komuna ende nuk ka përfunduar atë. Kjo ka ndodhur për shkak se komuna ende nuk ka krijuar një politikë për zbatimin e ligjit dhe nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për mbledhjen e të hyrave nga këto aktivitete që kanë një ndikim të rëndësishëm në nivelin e buxhetit komunal. Për më tepër, nga aspekti i auditimit, çështja dhe rekomandimi është përsëritur ndër vite, megjithatë nga komuna nuk ka shenja për ndërmarrjen e masave konkrete. Ndikimi Mos zbatimi I Ligjit dhe rregulloreve për mbledhjen e tatimit në pronë, ka ndikim të rëndësishëm dhe prioritar, duke shtuar faktin këtu, që tatimi në pronë është i vetmi tatim i decentralizuar në nivelin komunal. Në këtë mënyrë, të hyrat nuk realizohen, gjë që ndikon drejtpërdrejt në arritjen e qëllimeve të komunës ku të hyrat janë bazë e financimit”, thuhet në raportin e auditorit për vitin 2021.

Raporti ka gjetur parregullësi edhe sa i përket pagesës së ujit, për të cilën thotë se është e rregulluar me Ligjin për ujërat 04/L-147, respektivisht me udhëzimin plotësues administrativ 02/2016 për strukturën e pagesave të ujit.

“Në dhjetor 2020, Komuna ka pranuar dhe ka regjistruar një faturë në vlerë prej 58,837€ nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” për konsum të ujit për periudhën 01- 30.11.2020. Bazuar në faturën e pranuar dhe kartelën financiare të blerësit të datës 15.12.2020 dhe në bazë të shkresës së Ujësjellësit Rajonal për shumën e borxhit të komunës dhe objekteve komunale, komuna ka paguar borxhin e mbetur për konsumin e ujit më datë 09.02. 2021 në vlerë 14,337€. Faturat nuk janë të specifikuara dhe nuk tregojnë të dhëna të qarta për kostot e klientëve (objektet komunale) individualisht. Kompania nuk i dorëzon fatura komunës në baza mujore, prandaj komuna nuk e ka deklaruar këtë faturë si detyrim (në pasqyrën e detyrimeve) për vitin 2021. Kjo ka ndodhur, sipas komunës, për të mos mbetur asnjë shfrytëzues pa ujë, komuna është dashur të shlyejë borxhet për përdoruesit e apo institucionet publike, të cilat i financon. Përkundër faktit se komunës nuk i janë ofruar fatura në baza mujore dhe për borxhin në faturën e pranuar, komuna nuk ka një pasqyrë të saktë të obligimeve të saj për t’i paraqitur ato në raport. Ndikimi Pagesa e ujit, e cila nuk ishte regjistruar si detyrim i komunës, rrezikon që detyrimet e paguara nga komuna të mos evidentohen si të paguara apo edhe të jenë paguar detyrime që nuk i takojnë komunës”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për komunën e Mitrovicës së Veriut.

Auditori ka gjetur parregullësi edhe në mosraportimin e fituesve mbi koston e subvencioneve të dhëna.

“Në bazë të rregullores MF nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të OJQ-ve, neni 23. Monitorimi dhe raportimi për projektet dhe programet në të cilat përfituesi i grantit raporton te zyrtari monitorues, në baza të rregullta në lidhje me zbatimi/programi i projektit siç parashikohet në kontratën e parashikuar në nenin 22 të kësaj rregulloreje. Raportimi përfshin raportimin narrativ dhe financiar dhe periudhat e raportimit do të përcaktohen në përputhje me dispozitat e kontratës me përfituesin. Në rastin e dy kontratave të nënshkruara ndërmjet OJQ-ve dhe komunës në vlerë prej 9,300€, nuk janë dorëzuar raporte financiare dhe narrative për shpenzimet e bëra, siç është përcaktuar me kontratë dhe Rregulloren për financimin publik të OJQ-ve. Kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të kontrollit mbi monitorimin e subvencionit të dhënë nga zyrtarët komunal dhe mospërmbushjes së obligimeve të përcaktuara me kontratë nga përfituesi i subvencionit. Ndikimi Mungesa e raportimit te përfituesit e subvencioneve për shpenzimet e bëra mund të rezultojë në keq”, thuhet në raport.

Buxheti final për vitin 2021, sipas auditorit në këtë komunë, ishte 9,031,006 euro, krahasuar me buxhetin fillestar është rritur për 4,034,733 euro.

“Diferenca mes buxhetit fillestar dhe atij final është rezultat i rritjes së transfereve të të hyrave vetanake nga viti paraprak (109,432€), të hyrave nga donacionet e jashtme në vlerë prej (15,039€), transfereve të mjeteve nga Fondi për Zhvillim (4,080,544€.) dhe financimi me kredi (6,111€), ndërsa ka pasur zvogëlim nga granti Qeverisë për 176,393€. Në vitin 2021, komuna ka shpenzuar 52% të buxhetit final, që është një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2020 (58%). Zbatimi i buxhetit mbetet i pakënaqshëm”, thuhet në raport.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Turqia ofron një anije për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga Mariupoli

Lajmi tjetër

Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur 1/3 e trupave që nga fillimi i luftës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM