Policia e Kosovës sot ka dalur me një komunikatë për media për të raportuar për rastin e Zubin Potokut, ku në njërën nga rrugët e kësaj komune janë vendosur drurë në rrugë për ta penguar lëvizjen.
Ky është raporti i plotë Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, përcjell FolDrejt:
“Policia Kufitare nga Stacioni i Zubin Potokut kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet
patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi. Më
datën 03.03.2022 në orën 20:15 , në fshatin Bube, komuna e Zubin Potokut, patrulla
policore në rrugë ka vërejtur të vendosura disa pengesa me drurë të cilat ishin
vendosur në rrugë me qëllim për të penguar qarkullimin e automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të tjera patrulluese kufitare dhe kanë larguar
pengesat (drunjtë) për të liruar për qarkullim rrugën dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë
në këtë lokacion.
Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me rastin përderisa është e përkushtuar
drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale,
kontrabandën dhe krimin transkufitar. Të gjitha veprimet policore ndërmerren në
bashkërendim me autoritetet kompetente vendore”./FolDrejt/