Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach ka përsëritur se sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë duhet të mbeten në fuqi, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Bach tha gjithashtu në një mesazh të Vitit të Ri se IOC do të vazhdojë të mbështesë komunitetin olimpik të Ukrainës.
IOC vendosi sanksione ndaj qeverive dhe shteteve ruse dhe bjelloruse menjëherë pas fillimit të pushtimit në fund të shkurtit.
“Këto sanksione kundër shteteve dhe qeverive ruse dhe bjelloruse duhet dhe do të qëndrojnë në fuqi,” tha ai.
“Ne po mbështesim atletët dhe anëtarët e komunitetit olimpik ukrainas kudo me gjithë solidaritetin tonë”.
“Gjithashtu në vitin e ri, atletët ukrainas mund të llogarisin në angazhimin e plotë për këtë solidaritet nga IOC dhe e gjithë Lëvizja Olimpike. Ne duam të shohim një ekip të fortë nga Ukraina në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026”, shtoi ai. /FolDrejt/