Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), bashkë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), po mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media, shkruan Fol Drejt.
Rrahman Jashari, Kryetar i Këshillit Grevist i BSPK-së njëherësh edhe kryetar i SBAShK-kut, ka thënë se vullneti i grevistëve nuk do të thyhet.
Duke e komentuar deklaratën e ministrit Hekuran Murati, ai tha se:
“Kërcënimi i tij ka pasur qëllim ta ngulfat vullnetin e grevistëve.”
“Ne kemi pasur greva edhe në të kaluarën, por asnjëherë nuk kemi pasur kërcënime.”
Ai tha se bashkë me anëtarët e tjerë të këshillit grevist, kanë vizituar komunat e Kosovës, ku kanë marr qëndrimin edhe të anëtarëve të tjerë, ndërsa kanë marr miratimin për vazhdimin e grevës.
Sipas tij, ky pozicion i sindikatave do të ndryshoj në momentin kur qëndrimi i qeverisë, do të ndryshojë./FolDrejt/