Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu mori pjesë në koferencën shkencore për “Rolin e grave në jetësimin e shtetit të Kosovës”.
Për këtë ajo njoftoi edhe përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Konferenca shkencore për “Rolin e grave në jetësimin e shtetit të Kosovës”
Në këtë konferencë, diskutova për rolin e grave në vitet e 80’ta e deri në ditët e sotme me theks për kontributin e tyre për ngritjen masive në rezistencë dhe angazhimin direkt për çlirim përmes lëvizjeve popullore dhe kontributit për arsimim të vazhdueshëm.
Plot guxim e vigjilencë, gratë para dhe gjatë periudhës së luftës me guximin dhe vullnetin e tyre, arritën t’i thyenin tabutë dhe bartën mbi supe krahas burrave një përgjegjësi për orientim publik politik të çështjes kombëtare”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/