Përfaqësuesja e Përhershëme e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, H.E. Znj. Besiana Kadare, ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ngjarje, bashkë-organizuar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë, Departamenti i OKB-së për Komunikimet Globale dhe Kongresi Botëror i Hebrenjve, me titull: “Çështja e njerëzimit – Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”.
Evenimenti u zhvillua diten enjten më 31 janar 2019, nga ora 11:00 deri në orën 12:30, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në sallën e konferencave, informon foldrejt.com.
Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit
të pranishëm,
– H.E. Zonja Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara
– Ambasadori Ronald Lauder, President i Kongresit Botëror të Hebrenjve.
– Dr. Anna Kohen, familja e së cilës u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit.
– Z. David Estrin, Themelues i “Së bashku, Ne kujtojmë”
Një program multimedial për të ndërgjegjësuar dhe vlerësuar veprat e shpëtimit nga shqiptarët e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore
Për këtë vlerë kaq të madhe të popullit shqiptar, të pranishmit tjerë që morrën edhe fjalën ishin edhe profesor Shaban Sinani, historian dhe autor i librit Shqiptar dhe Judenj: Mbrojtja dhe Shpëtimi, si dhe imami dr. Tahir Kukaj.
Një bashkëpunim i mirë mes Ambasadës së Republikës së Shqiperisë dhe Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në New York. Shembulli i ketij bashkëpunimi ishte prezantimi i fotove te heronjve shqiptarë te cilët shpëtuan jeten e hebrenjve gjate Holokaustit dhe okupimit fashist te Shqiperise dhe territoreve shqiptare në pergjithesi – 1939-1944, informon foldrejt.com.
Ky koleksion i fotove te heronjve shqiptar është punuar nga artisti amerikano-hebrenj Nroman H. Gershman.
Z. Gershman i ka dhuruar këto koleksione te fotove Kolegjit Hebraik i Bashkimit – Instituti Hebrenj i Fesë ne New York. Gjithësej janë 27 foto ku përfshihen familjet shqiptare qe kontribuan në ruajtjen e jetës se hebrenjve gjatë LDB. Këto foto kanë shëtitur SHBA-të dhe botën si ekspozite vetedijesuse për heroizimin shqiptar në kohën kur popujt tjerë europian ndëshkuan hebrenjtë për shkak të fesë-besimit të tyre, ishte i vetmi populli shqiptar ai që i shpëtoi te gjithe Hebrenjte qe kerkuan strehim ne trojet shqiptare (një shembull i ngjashëm ka ndodhur edhe në Danimarkë). Ne trojet shqiptare asnjë hebrenj nuk u dorëzua tek fashistet dhe numri i hebrenjve në Shqipëri dhe trojet shqiptare u shumëfishuan dhjetëfish si rezultat i mikëpritjes, sakrificës dhe BESËS shqiptare.
Vlen te theksohet se këto foto janë sjellur në Asamblene e Kombeve te Bashkuara nga Qendra Islame Kultuore Shqiptare.
“Ky koleksion i fotografive i është dhuruar Qendres Islame Kulturore Shqiptare nga Kolegji Hebraik ne New York si mirënjohje për rolin e mrekullueshem që bën Qendra Islame Kulturore Shqiptare në New York,” tha Dr. Tahir Kukaj, Imami i Qendres i cili iu drejtua asamblesë në fjalimin e tij. “Falenderoj Zotin për mirësinë e besimit dhe dinjitetit qe i ka dhënë popullit shqiptar, ndihem krenar me popullin tim dhe me historine e tij plote dhimbje e krenari, u jam mirenjohes te gjithe atyre qe folen fjalë miradie dhe vlerësimi te larte për heroizmin e popullit shqiptar.”
Më tej imami Kukaj sqaroi se fotografitë janë dhuratë nga Kolegji Hebraik Qendres -Xhamise shqiptare.
“Këto fotografi ne i ekspozojme në xhamine tonë dhe në shkollën tonë Shqiptare-Islame. Rinine tonë dhe komunitetin tonë e edukojme në frymen e BESËS, mbajmë larte vlerat kombetare dhe fetare te popullit shqiptare si dhe edukojme te gjithe se si duhet te çmohet jeta e njeriut dhe dinjitetit tij. Dua t’ju them të pranishmëve sot këtu, se për të shpëtuar jetën e njeriut nuk duhet te jesh super hero a të kesh fuqi mbinatyrore sikur figurat e super heronjeve si Superman a të ngjashëm; krejt çka duhet është të jesh njeri, njeriu është ai qe e shpeton njeriun. Andaj shqiptarët ishin në nivel tepër njerezore në kohën kur popujt tjerë në Europë ranë ne provimin fundamental, në provimin e njerëzimit,” tha në fund imami i respektuar Dr. Tahir Kukaj.