Sipas të dhënave nga Instituti, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se prej 281 testimeve sa janë realizuar, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është 15, transmeton Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./FolDrejt/