Siç bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 519 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkaq, raportohet se është shënuar edhe një viktimë, transmeton Fol Drejt.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 779 persona.
Raste aktive vazhdojnë të jenë gjithsej 4586./FolDrejt/