Në Shqipëri janë konfirmuar 1 mijë e 207 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 468 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se rastet e infektimit me COVID-19 rezultuan në këto bashki: 413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnjë, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamzë, Sarandë etj.
Dy qytetarë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 23 qytetarë. Viktimat janë një qytetare nga Kavaja, 85 vjeçe dhe një qytetare nga Durrësi, 86 vjeçe.
Janë 7 mijë e 721 raste aktive me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë./21Media