Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 dhe 606 qytetarë janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 732 testime të kryera.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 185. Janë 3 mijë e 664 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 325 mijë e 641 raste pozitive, prej tyre 318 mijë e 400 janë shëruar, 3 mijë e 664 janë aktive, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 3 mijë e 577 pacientë./21Media