Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 108 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 88 pacientë që fituan betejën kundër virusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 313.360, prej të cilëve 303.498 janë shëruar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vendi nuk ka regjistruar viktima të reja nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 9.322.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.075.632 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 723 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 540./FolDrejt/