Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi ka konfirmuar sot se nga 13 shkurti janë raportuar tetë raste me zgjebe.
Thuhet se në atë periudhë në Podgoricë janë regjistruar tre raste me zgjebe, ndërsa i fundit është regjistruar më 1 mars.
“Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Mal të Zi janë regjistruar 26 raste, ndërsa në Podgoricë pesë”, thuhet në njoftim./FolDrejt/