Kryeministri Kurti nesër do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kurse sot do të udhëtojë për në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.