Zyrtarët e parkut konfirmuan se ka ngordhur panda mashkull në moshën 35-vjeçare me emrin “An An”.
Panda mashkull më e vjetër në botë ka ngordhur në kopshtin zoologjik të parkut argëtues në Hong Kong, ku ishte 23 vite, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët e parkut konfirmuan se ka ngordhur panda mashkull në moshën 35-vjeçare me emrin “An An”.
Në njoftim thuhet se panda, gjendja e së cilës u përkeqësua në tre muajt e fundit dhe nuk mund të hante ushqim të fortë, veterinerët arritën të parandalojnë vuajtje të mëtejshme.
Theksohet se panda ka vuajtur nga kolesteroli i lartë, që është e zakonshme në moshën e shtyrë të racës.
Në vitin 1999, kur “An An” kishte 12 vite, panda femër “Jia Jia” u dhurua nga Kina në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.
“Jia Jia”, e cila ngordhi në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare, u bë panda femër më jetëgjatë në botë.
Pandat tjera “Ying Ying” dhe “Le Le”, iu dhuruan Hong Kongut nga Pekini në vitin 2007, kur u festua 10-vjetori i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina./FolDrejt/