Pas raportimeve se dy të dyshuarit që u përplasën në Podujevë i takonin Lëvizjes Vetëvendosje, ka ardhur konfirmimi nga vetë asamblisti Fetahu, i cili ka rrëfyer se është sulmuar nga bashkëpartiaku i tij Artrit Mulliqi.
Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Ai ka treguar se Milliqi i ka ardhur nga pas dhe pasi i është drejtuar me disa fjalë, e ka kapur për këmishe dhe e ka fyer e ofenduar.
“Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprer në vetëmbrojtje. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.” – ka shkruar Fetahu./FolDrejt/