Paul Pogba nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar me Francën. Për shkak të dëmtimit, mesfushori i Juventusit nuk do të thirret nga trajneri Didier Deschamps, siç e ka konfirmuar agjentja e tij Rafaela Pimenta për disa media franceze si Le Parisien.
“Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra nga dje dhe sot në Torino dhe Pittsburgh, është e dhimbshme të raportohet se Paul Pogba do të ketë ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Për këtë arsye, Paul nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën e Juventusit përpara Kupës së Botës dhe as për Francën. Nëse dëshira e tij mund t’i ndryshonte gjërat, ai do të luante nesër. Por ajo që i ndryshon gjërat është vetëm puna e vështirë, qëndrueshmëria dhe disiplina, të cilat janë të vetmet gjëra që Pali mendon në këtë moment të vështirë. Paul do të vazhdojë të punojë duke dhënë gjithçka për t’u rikthyer në fushë për tifozët dhe për ekipin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”./FolDrejt/