Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, deklaroi se pas shumë vitesh, në vend u zbulua një rast i dytë i kolerës dhe se ka disa raste të dyshimta.
Ministri Abiad bëri një vlerësim të shkurtër në kryeqytetin Bejrut në lidhje me rastet e kolerës që u shfaqën në provincën Akkar në veri, një nga rajonet më të varfra të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke thënë se rasti i parë i kolerës u zbulua tek një refugjat sirian i moshës së mesme që banonte në Akkar, Abiad tha: “Një rast tjetër u zbulua në të njëjtin rajon. Ka raste edhe raste të tjera të dyshimta”.
Duke thënë se kolera është një sëmundje që përhapet shumë shpejt, Abiad tha se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse.
Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA njoftoi dje se për herë të parë nga viti 1993 u zbulua rasti i parë i kolerës në vend./FolDrejt/