Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme.
Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, transmeton rtv21.tv.
Siç u tha, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati).
Në një periudhë prej një deri në tre ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon fruthin, i cili shpesh fillon në fytyrë (në 95 për qind të rasteve).
“Më pas përhapet në ekstremitetet (pëllëmbët dhe shputat në 70 për qind të rasteve) dhe pjesë të tjera të trupit (mukoza e gojës, organet gjenitale, konjuktiva, kornea)”, thuhet në deklaratë.
Zakonisht sëmundja zgjat nga dy deri në katër javë.
IJZ apelon qytetarët që t’u përmbahen masave parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore./21Media